Theresa May: Brexit më ka shkaktuar pagjumësi

Kryeministrja May shprehet se është e shqetësuar dhe se vazhdimisht mendon se çfarë mund të bëjë që procesi i Brexitit të përfundojë me sukses

may-5744Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi se nuk ka gjumë natën sepse siç tha, kur bie në shtrat mendon për procesin e “çështjeve komplekse” të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për gazetën britanike “Sunday Times”, kryeministrja May pranoi se është e shqetësuar dhe se vazhdimisht mendon se çfarë mund të bëjë që procesi i Brexitit të përfundojë me sukses.

“Edhe pse kjo situatë më sjellë pagjumësi, unë jam e vendosur që Britania të dalë nga Bashkimi Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. E vetmja gjë që dëshiroj tani është ti vihemi punës sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha May.

E pyetur se çfarë më së shumti i shkakton asaj pagjumësi në jetë, May tha se “ai është momenti i ndryshimit që ndodhi kur mori postin e shefes, në një situatë mjaft sfiduese.”

“Punoj deri natën vonë. Detyra e kryeministrit nuk lejon dhe aq shumë kohë për gjumë të qetë”, tha May.

Kryeministrja britanike u shpreh se dëshiron të negociojë që procesi i Brexitit të marrë fund në atë mënyrë që Batania të fitojë maksimumin dhe të mbetet shtet funksional me një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

“Suksesi është i mundur dhe ne do ta arrijmë atë, por është një proces vërtetë i komplikuar”, tha May.

Shekulli Agency