Thaçit, I shkuan dhent e tani po i vinë ment, “BE-ja po na izolon pa të drejtë”

-hashim-thaciZv/kryeministri Hashim Thaçi në seancën që po zhvillohet në sallën alternative ka folur për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai edhe njëherë ka bërë të ditur se këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideron si rezultat të pa aftë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë implementuar në tërësi kriteret për BE-në, madje BE-ja ka kërkuar kritere shtesë nga Kosova dhe ne i kemi mirëpritur. E sot nuk futemi në raport teknik që është punë prej 10 minutave në kompjuter”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se është marrëzi që të shtyhet ky proces.

Ai ka thënë se ky izolim i padrejtë i BE-së shtyn rritjen e ekstremizmit, emigrimin e qytetarëve etj.

Shekulli Agency