Tërmet në Durrës/ Banorët në panik

sismik-54444Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë sot në qytetin e Durrësit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Detin Adriatik 6 km larg Durrësit dhe 38 km larg Tiranës.

Lëkundjet e tërmetit kanë pasur një magnitudë 4.4 ballë e shkallës rihter.

Banorët e Durrësit janë përfshirë nga paniku duke lënë banesat për të dalë në rrugë.

Nga këto lëkundje sizmike nuk raportohen as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Shekulli Agency