Takohen krerët e inteligjencës ruse dhe izraelite në Moskë

Kreu i inteligjencës ruse Nikolai Patrushev dhe ai izraelit Yossi Cohen do të diskutojnë mbi çështjet e sigurisë, pas përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë

fla-4733625Krerët e inteligjencës ruse dhe izraelite u takuan të premten në Moskë për të diskutuar rreth çështjeve të sigurisë ndërkombëtare, raporton (AA).

Sipas një deklarate të bërë pas takimit, Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Nikolai Patrushev dhe kreu i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, Yossi Cohen gjithashtu iu referuan krizës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Pas marrëdhënieve të tensionuara disa muajshe me Turqinë, të shkaktuara nga rrëzimi i avionit luftarak rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke nëntorin e kaluar, Rusia të enjten hoqi ndalimet e fluturimeve turistike në Turqi, pas një bisede telefonike mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Përveç kësaj, Turqia më herët gjatë kësaj jave paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, të cilat ishin pezulluar më shumë se gjashtë vjet më parë pasi trupat izraelite sulmuan anijen humanitare turke Mavi Marmara që lundronte drejt Gazës në ujërat ndërkombëtare, duke vrarë 10 qytetarë turq.

Shekulli Agency