Sulmohet Ambasada e Turqisë në Moskë

amb-turk-5641Pasi ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur rrëzimin e avionit luftarak rus të llojit SU-24, disa qindra protestues rus pothuajse të gjithë të moshës 20-30 vjet ishin mbledhur në fillim të pasdites para Ambasadës Turke në Moskë.

Grupi i protestuesve hodhën vezë dhe gurë në dritaret e ndërtesës së ambasadës turke. Si pasojë e këtij sulmi me gurë janë thyer dritaret në katin e dytë dhe të tretë të ambasadës.

Hidhur edhe parulla kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, sulmet janë kryer nën prezencën e policisë ruse e cila nuk ka ndërhyrë fare për të siguruar objektin.

Dje forcat ajrore turke rrëzuan avionin luftarak rus pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Shekulli Agency

Shekulli Agency