Sulmi me bombë në Stamboll, 11 të vrarë dhe 36 të plagosur

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 11 persona nga të cilët 7 policë dhe 4 qytetarë, ndërsa janë plagosur 36 qytetarë”, tha Shahin

sulm-stamboPrefekti i Stambollit Vasip Shahin lidhur me shpërthimin në lagjen Vezneciler të Stambollit deklaroi se “Sot rreth orës 08.40 ka patur një sulm me autobombë ndaj një automjeti të policisë në kohën kur po kalonte në lagjen Vezneciler në Beyazit. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 11 persona nga të cilët 7 policë dhe 4 qytetarë”.

Pas shpërthimit të ndodhur në Vezneciler prefekti Shahin ka mbërritur në vendngjarje, ku pas vëzhgimeve ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

“Ditën e sotme rreth orës 08.40 ka patur një sulm me autobombë ndaj një automjeti të policisë në kohën kur po kalonte në lagjen Vezneciler. Si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën 11 persona nga të cilët 7 policë dhe 4 qytetarë. Uroj mëshirën e Allahut për këta persona. Gjithashtu janë plagosur 36 qytetarë nga të cilët 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ne po vazhdojmë hetimin tonë për këtë çështje. Informata më të hollësishme do t‘iu japim kur të ketë zhvillime të mëtejshme”, deklaroi Shahin.

Shekulli Agency