Sulme intensive në Halep, 4 civilë humbin jetën dhe dhjetëra plagosen

sir-453333Gjatë 20 sulmeve ajrore të avionëve rusë në vendin Anadan, në veri të Halepit në Siri, i cili gjendet nën kontroll të opozitës, katër civilë kanë humbur jetën, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur.

Siç mëson gazetari i AA-së, krahas viktimave në njerëz, është shkaktuar edhe dëm material mbi ndërtesat e banimit. Muhamed Kurab, aktivist në Anadan, tha se të plagosurit dhe të vdekurit janë nxjerrë nën gërmadhat e objekteve.

Ai shtoi se vazhdojnë sulmet ajrore ruse në veri të Halepit, ku si pasojë banorët frikësohen të dalin jashtë.
Forcat ajrore ruse që nga shtatori i vitit të kaluar janë duke kryer sulme në Siri.

Ndonëse aksionet paralajmërohen në kuadër të luftës kundër terroristëve të DAESH-it, avionët rusë godasin opozitën e moderuar siriane në Idlib, Hums, Ham dhe Halep.

Objektiv i sulmeve ruse janë vendbanimet civile, por edhe korridoret humanitare përmes të cilave u dërgohet ndihmë civilëve.

/AA/


Shekulli Agency