Sulm i armatosur në një universitet në SHBA

Pas një alarmi për zjarr në orët e mëngjesit në universitetin shtetëror Ohio në Columbus mësohet se ka patur të shtëna mbi studentët

sul-shba-5444Njoftohet se 8 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një universitet në Columbus të SHBA-ve.

Pas një alarmi për zjarr në orët e mëngjesit në universitetin shtetëror Ohio në Columbus mësohet se ka patur të shtëna mbi studentët. Pas dëgjimit të të shtënave në pjesën Watts Hall ku ndodhen materialet e shkencës dhe inxhinierisë nga drejtuesit e shkollës janë bërë thirrje me zë që personat e pranishëm përreth të gjejnë vende për tu fshehur.

Gjithashtu universiteti fillimisht ka bërë paralajmërime për studentët dhe drejtuesit nëpërmjet llogarisë në Twitter, ku ka kanë vënë në dukje se në kampus ndodhej një person i armatosur. Në një njoftim tjetër ka bërë thirrje që të pranishmit në kampus të zbatojnë direktivat e policisë.

Zyrtarë të njësisë së zjarrfikëses së Columbus që ndodheshin në vendngjarje kanë njoftuar se nga sulmi janë plagosur të paktën 8 persona, duke informuar se 2 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta të sigurisë, ndërsa mediat lokale kanë dhënë lajmin se sulmuesi në kampus është neutralizuar.

Universiteti Ohio është një prej universiteteve më të mëdha të SHBA-së ku vetëm në kampusin Columbus ndodhen 60 mijë studentë.

Shekulli Agency