Suedia kritikohet për shkak të sjelljes ndaj fëmijëve refugjatë

Në raportin e publikuar sot, HRW theksoi se Suedia, e cila në vitin 2015 u përball me rritjen e numrit të fëmijëve refugjatë të pa shoëqruar nga prindërit

refugjat-5444Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar sjelljen e Suedisë ndaj të refugjatëve të mitur pa shoqërim të prindit, duke theksuar pritjen e gjatë për procedurën e azilit, si dhe për mungesën e ndihmës psikologjike ndaj atyre që kanë nevojë, transmeton (AA).

Në raportin e publikuar sot, HRW theksoi se Suedia, e cila në vitin 2015 u përball me rritjen e numrit të fëmijëve refugjatë pa shoqërim, duhet të bëjë më shumë që fëmijëve t’u sigurojë mbrojtje të veçantë.

Në raportin prej 32 faqe, organizata theksoi se ka patur vonesa të mëdha në emërimin e kujdestarëve të rinj në Suedi për fëmijët dhe se nevojitet mbështetje më e madhe veçmas për vajzat e traumatizuara.

Një nga problemet kryesore është problemi afatgjatë për marrjen e azilit në këtë vend skandinav, pohon autori i raportit Rebecca Riddell. “Procedura ndonjëherë zgjat me muaj. Për fëmijët që kanë ikur nga talebanët ose pjesëtarët e DAESH-it, pritja dhe frika nga kthimi është jashtëzakonisht e dhimbshme. Kam biseduar me fëmijët që nuk mund të hanë dhe të flenë për shkak të dhimbjes”, tha Riddell në një deklaratë për gazetën e përditshme “Svenska Dagbladet”.

Shekulli Agency