Stamboll – Shpërthim në Sheshin “Sultan Ahmet”, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm, origjina e të cilit nuk dihet ende, të ndodhur në sheshin turistik “Sultan Ahmet”, pranë Shën-Sofisë dhe Xhamisë Blu.

pol-turqAmbulanca të shumta dhe një numër i madh policësh mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke vendosur masa të rrepta sigurie.

Forcat policore të ndërhyrjes së shpejtë rrethuan me shirit Sheshin “Sultan Ahmet” dhe ndaluan menjëherë qarkullimin e qytetarëve e gazetarëve në vendngjarje, si masë sigurie.

Ekipet shëndetësore dhanë në zonën turistike ndihmën e parë për të plagosurit, ndërsa ata në gjendje të rëndë u dërguan me ambulanca në Spitalin Kërkimor “Haseki” dhe disa të tjerë përreth vendngjarjes.

Policë ekspertë të kriminalistikës dhe demontimit të bombave nisën urgjentisht punën për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Kurse helikopterë të Drejtorisë së Policisë së Stambollit po patrullojnë nga ajri zonën përreth Sheshit “Sultan Ahmet”.

Ndërkohë, policia ka ndalur trafikun rrugor përreth zonës turistike dhe linjën e tramvajit Bejazit-Eminonu.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua rreth orës lokale 10:20 nga disa zona të tjera disa kilometra larg vendngjarjes.

Shekulli Agency