Soylu: Vendet perëndimore heshtin përball rrëmbimit të të rinjve nga ana e PKK-së

“Vendet perëndimore nuk sjellin në rend të ditës vajzat dhe djemtë e rinj të rrëmbyer nga ana e organizatës terroriste PKK dhe mbyllin sytë para tregtisë së kësaj organizate me lëndë narkotike”, deklaroi Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

suleyman-soylu-9899Vendet perëndimore nuk sjellin në rend të ditës vajzat dhe djemtë e rinj të rrëmbyer nga ana e organizatës terroriste PKK dhe mbyllin sytë para tregtisë së kësaj organizate me lëndë narkotike.

Ministri i Brendshëm, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu) i ndodhur për kontakte të ndryshme në Dijarbakër (Diyarbakır) vizitoi kryesinë e degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) që ndodhet në nënprefekturën qendrore Kayapinar të Dijarbakërit, ku mbajti një mbledhje me udhëheqësit e partisë dhe kryetarët e degëve në nënprefektura.

Në deklaratën e tij të bërë pas mbledhjes Minsitri Sojllu tha se përkujtojnë me dhimbje kryetarin e degës së Partisë AK në Dixhle (Dicle), të ndjerin Derjan Aktert (Deryan Aktert), i cili është vrarë nga ana e organizatës terroriste PKK.

Sojllu tha se Aktert ka bërë sakrifica të mëdha për unitetin dhe solidaritetin e këtyre trojeve.

Sojllu dha shembuj edhe nga vizita e familjeve të dëshmorëve duke thënë se “Kur ne ju shprehim ngushëllime, nënat dhe baballarët e dëshmorëve me dhimbjen e tyre të freskët thonë: ‘Rroftë vatani, ne kemi edhe dy fëmijë të tjerë edhe ata i sakrifikojmë për këtë vend, këtë popull, këtë unitet dhe solidaritet’”.

Duke e bërë të ditur se para objektivave të vendosura nga lideri i Turqisë, (Presidenti Erdoan) për vitet 2023, 2053 dhe 2071 vazhdimisht vendosen pengesa të ndryshme për ta larguar vendin nga këto objektiva, Minsitri Sojllu tha: “Prandaj ata janë duke bërë çdo gjë për ta lënë këtë vend në çdo lloj vështirësie dhe për ta penguar të ardhmen, pasurimin, zhvillimin dhe lirinë e këtij vendi”.

Sojllu gjithashtu tha se tentativa e grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO është momenti historik i rrugëtimit më të fortë të këtij vendi drejt të ardhmes.

“Përkrahësit e terrorit përpiqen ta ndajnë popullin nga këto troje të pasura kulturore dhe të civilizimit”, deklaroi Sojllu ndërsa vijoi duke thënë se organizatat terroriste si DAESH, FETO e PKK bëjnë përpjekje për zvogëluar fuqinë e këtij vendi dhe për të penguar rrugëtimin e fortë të tij drejt së ardhmes.

Minsitri Sojllu gjithashtu tha se vendet perëndimore heshtin ndaj rrëmbimit të vajzave dhe djemve të rinj dhe presionit të bërë ndaj familjeve të tyre nga ana e organizatës terroriste PKK, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Vendet perëndimore nuk sjellin në rend të ditës vajzat dhe djemtë e rinj të rrëmbyer nga ana e organizatës terroriste PKK. Ndërsa përballë organizatës terroriste, e cila pothuajse është aktori kryesor i tregtisë me lëndë narkotike, vendet perëndimore dhe ato evropiane nuk janë në gjendje për të thënë se, Ne jemi me Turqinë”.

Sojllu theksoi se bota perëndimore strehon terroristët në vendet e tyre dhe jep çdo lloj përkrahjeje dhe vijoi duke thënë se “Ata të cilët pothuajse u dëshpëruan nga dështimi i tentativës së grusht shteti më 15 korrik i zmbrapsur nga ana e popullit, shtrojnë pyetjen se Pse i dolën për zot Presidentit Recep Tayyip Erdogan?, janë duke bërë miqësi dhe mbështesin organizatat terroriste. Mos u brengosni se ne do ti kapërcejmë të gjitha këto”.

Ministri në mes tjerash tha se duke e eliminuar të gjithë së bashku organizatën terroriste PKK, me politikat sociale, të arsimit, ekonomisë, zhvillimit dhe të rinisë do të vazhdojnë me ndërtimin dhe zhvillimin e Turqisë.

/trtshqip/

Shekulli Agency