Sot në Hungari mbahet referendumi për refugjatët

hun-5433Në Hungari ka nisur votimi për referendumin rreth refugjatëve, ku qeveria e vendit nuk dëshiron të pranojë 1.294 refugjatë në kuadër të kuotave të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 8.272.625 votues në vend kanë të drejtën e votës për ta ushtruar në 10.331 kuti votimi në Budapest dhe në qytetet e tjera. Procesi i votimit do të vazhdojë deri në orën 19.00, sipas orës lokale.

Shekulli Agency