Sonte paralajmërohet protestë masive, policia blindon Shkupin

pol-maqedoni-433Sonte është paralajmëruar protesta e radhës e shoqërisë civile në mbrojtje të Prokurorisë Speciale dhe kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve.

Një grup qytetarësh rreth ores 11.00 kanë vendosur një tendë para Kuvendit, ndërsa që tani ka qytetarë të tubuar. Sipas tyre sonte pritet një protestë më masive, por nuk dihen detaje të tjera.

Nga protestat e zhvilluara mbrëmë pati disa të lënduar dhe të arrestuar, për shkak të demolimit të zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Policia ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha rrugët e vendit, por edhe pjesën qendrore të kryeqytetit.

Shekulli Agency