Skandal në aeroportin e Vjenës, lajme negative për Turqinë

Këto ditë në disa media austriake janë publikuar lajme të cilat pretendojnë se “Turqia lejon marrëdhëniet seksuale për personat të moshës nën 15 vjeçare”

vien-65444

Në aeroportin ndërkombëtar Schwechat në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë janë shfaqur lajme të mediave vendase të cilat flasin në kontekst shumë negativ për Turqinë.

Këto ditë në disa media austriake janë publikuar lajme të cilat pretendojnë se “Turqia lejon marrëdhëniet seksuale për personat të moshës nën 15 vjeçare”.

Ky titull me përmbajtje propagandistike u shfaq në një bilbord në aeroportin e Vjenës që ngjalli reagime të shumta.

Siç mëson gazetari i AA nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu kishte marrë një iniciativë për heqjen e publikimeve të tilla, ku që pas ndërhyrjes së ambasadores turke në Austri, një gjë e tillë është bërë.

Rikujtojmë se javë më parë në aeroportin e njëjtë u shfaq mesazhi “Me udhëtimin tuaj në Turqi ju përkrahni Erdoğanin”.

Edhe ky mbishkrim u hoq pas ndërhyrjes nga Ministria e Jashtme.


Shekulli Agency