Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes së shoqërisë civile në rajonin Mahasan mësohet se avionët rusë kanë kryer sulme me “bombë vakum” në vendbanimet e këtij rajoni.
Në sulmet e ndërmarra nga avionët luftarakë rusë në vendbanimet në rajonin Muhasan në juglindje të qytetit Deir ez-zor në Siri theksohet se kanë humbur jetën 10 civilë.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes së shoqërisë civile në rajonin Mahasan mësohet se avionët rusë kanë kryer sulme me “bombë vakum” në vendbanimet e këtij rajoni.
Autoritetet kanë theksuar se gjatë sulmeve kanë humbur jetën 10 civilë, ku mes tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Si pasojë e sulmeve ka patur edhe dëme të shumta materiale në rajonet e sulmuara.
Rajoni Muahasan në qytetin Deir ez-zor i cili ndodhet në lindje të vendit që prej 2 vitesh ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.