Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

sing-7677Shteti i Singaporit sot e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, sot (më 1 dhjetor 2016) me Singaporin janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike.

Kjo është njohja e 113-të e pavarësisë së Kosovës dhe Singapori është shteti i katërt nga ASEAN që e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Singapori ndodhet në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh.

Ky shtet është një nga vendet më të zhvilluara në botë. Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot.

Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vitit të ardhshëm pritet ta vizitojë Singaporin për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me të.

Shekulli Agency