Shtatë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Giresun të Turqisë

“Pesë të plagosurit që ndodheshin në spital janë transportuar në orët e mesnatës në Akademinë Mjekësore Ushtarake Gülhane (GATA) në Ankara”

kot-tur-5444Prefekti i qytetit Giresun në Turqi, Hasan Karahan ka deklaruar se 5 të plagosurit të cilët pas rrëzimit të helikopterit ndodheshin për mjekim në një spital në qytetin Giresun janë transportuar në orët e natës në Akademinë Mjekësore Ushtarake Gülhane (GATA) në Ankara.

Karahan në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke rikujtuar se 7 personat e plagosur pas rrëzimit të helikopterit ishin transportuar për mjekim në spitalin shtetëror Prof. Dr. İlhan Özdemir në qytetin Giresun tha se “Pesë të plagosurit që ndodheshin në spital janë transportuar në orët e mesnatës në Akademinë Mjekësore Ushtarake Gülhane (GATA) në Ankara. Vazhdon trajtimi në reanimacion për 2 nga të plagosurit.”

Duke vënë në dukje se vazhdojnë procedurat në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në qytetin Trabzon për 7 personat që kanë humbur jetën nga ky aksident ajror, Karahan ka theksuar më tej se “Planifikohet që brenda një ore të përfundojnë procedurat e autopsisë për 7 personat që humbën jetën, dhe më pas të kryhen përgatitjet e nevojshme. Kemi planifikuar që në orën 14.00 të kryejnë një ceremoni në Komandën Rajonale të Xhandarmërisë në Giresun. Pas ceremonisë trupat do të nisen për në vendlindjet e tyre”.

Shekulli Agency