Shqiptarët e Luginës kërkojnë bllokimin e teksteve mësimore serbe në Kosovë

LibriLiderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ndalohen tekstet mësimore në gjuhën serbe që vinë nga Serbia.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Jonuz Musliu ka thënë se kërkesa e tyre është përgjigje e faktit se në doganën e Preshevës po mbahen 100.000 libra në gjuhën shqipe që janë dhuratë nga Ministria e Arsimit të Kosovës që i ka dhënë shkollave shqipe në Luginë të Preshevës.

Vlersohet se librat nga Kosova kanë vlerë 200.000 euro, ndërsa në KNSh thonë se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga dogana se kur do ti marrin nxënësit këto libra. /presheva.com/

Shekulli Agency