Shënohet 5 vjeori i kryengritjes në Egjipt, protestuesit sfidojnë policinë

Egjipt: Protestuesit anti-qeveritarë sfiduan ndalesat e forcave të sigurisë dhe dolën në rrugë për të shënuar përvjetorin e pestë të kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi diktatorin Hosni Mubarak.

egji-54111Egjiptianët demonstruan mbrëmë kundër qeverisë ushtarake të udhëhequr, duke mbushën rrugët në Alexandria, Sheshin Ibrahim Al-Qaed, i cili ishte pikëqendër e protestave të 2011-tës, si dhe në Nasr City dhe qarkun Shobra në kryeqytetin Kajro.

Sisi kapi shtetin e Egjiptit me një grushtet ushtarak duke vrarë mbi 5000 qytetar që protestonin në mënyrë paqësore dhe duke plagosur mbi 20 000 të tjerë në vetëm 2 ditë.

Grushteti në krye me Sisin burgosën eliten e zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike, si dhe një numër enorm të qytetarëve dhe përkrahësve të presidentit të zgjedhur Mursi.

Në një fjalim televiziv të dielën, kreu i regjimit aktual Abdel Fatah el-Sisi tha se qeveria e tij është duke vazhduar aspiratat e kryengritjes së vitit 2011, pavarësisht nga shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut nën sundimin e tij, si dhe përkeqësimit enorm të ekonomisë.

Brutaliteti i policisë ishte në mesin e ankesave që çuan egjiptianët për të marrë pjesë në kryengritjen e 2011, por Sisi pretendoi se kryengritja kishte devijuar për “përfitime personale dhe interesa të ngushta”, në përpjekje për të justifikuar rrëzimin e presidentit legjitim Mohamed Morsi, presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike. /MESAZHI/

Shekulli Agency