SHBA, protestë kundër sulmeve të Armenisë në territorin e Azerbajxhanit

Ercan Yerdelenli, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se janë mbledhur për të përkujtuar civilët dhe ushtarët që kanë humbur jetën pasi Armenia sulmoi përsëri Karabakun

ame-76555Në New York të SHBA-së është mbajtur një protestë për jetët e humbura në vendbanimet e Azerbajxhanit të shkaktuara si pasojë e sulmeve armene, raporton (AA).

Në protestën e mbajtur para qendrës së Kombeve të Bashkuara në New York morën pjesë qindra turqë dhe azerë. Në protestën ku policia e New Yorkut kishte marrë masa intensive sigurie, theksohet se iniciativa e një grupi armen për të penguar protestën ka mbetur pa rezultat si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Kryetari i Bashkësisë Azerbajxhanase në New York, Ercan Yerdelenli, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se janë mbledhur për të përkujtuar civilët dhe ushtarët që kanë humbur jetën pasi Armenia sulmoi përsëri Karabakun. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se pavarësisht se jetojnë në Amerikë zemra e tyre rreh me Azerbajxhanin.

Shekulli Agency