SHBA përshpejton ndihmat ushtarake për PYD/PKK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përshpejtuar ndihmat ushtarake ndaj PYD-së degës së organizatës terroriste PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përshpejtuar ndihmat ushtarake ndaj PYD-së degës së organizatës terroriste PKK në Siri. Përkundër deklaratave të zyrtarëve amerikanë në dy javët e fundit në rajonin Haseke që ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste janë kryer dërgesa të armëve nga ajri dhe toka.

Pavarësisht se zyrtarët amerikanë mbeten në qëndrimin se nuk u japin ndihma ushtarake elementëve të PYD/PKK-së në Siri thuhet se në territor vazhdojnë veprimtaritë.

Ambasadori amerikan në Ankara John R. Bass në një deklaratë të premten e kaluar tha: “Ne nuk ofrojmë mbështetje të drejtpërdrejt ndaj PYD-së, nuk i sigurojmë armë, municione”.

Por, sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në Haseke, në mbrëmjen e të njëjtës ditë me deklaratat e Bass, në bazën ajore Rumejlan kanë zbritur avionë transportues ushtarakë. Dërgesat ushtarake nga këta avionë janë transportuar në rajonet e ndryshme pasi janë marrë nga helikopeterët e SHBA-ve.

Gjithashtu edhe një ditë pasi ambasadori Bass deklaroi më 7 prill se nuk i kanë ofruar ndihmë ushtarake organizatës, helikopterët e SHBA-ve kishin kryer dërgesa të mëdha ushtarake ndaj elementëve të PYD/PKK-së në Rumejlan.

Dërgesa më e madhe e dy javëve të fundit

Gazetarët e AA-së në rajon kanë njoftuar se një banor lokal i cili ka qenë me detyë në dërgesë dhe që dëshiron të jetë anonim ka theksuar se forcat amerikane edhe me 13 dhjetor i kanë dërguar armë organizatës dhe se dje në mbrëmje kanë kryer ndihmën më të madhe ushtarake të dy javëve të fundit.

Sipas kësaj teksa avionë transportues të SHBA-së janë ulur në Rumejlan dhjetëra maune të mbuluara që janë nisur nga Erbil-i pasi kanë kaluar nga kufiri i Irakut kanë mbërritur në rajonin e PYD/PKK-së. Ndërsa disa burime të tjera e kanë informuar AA-në se kanë qenë dëshmitarë kur një pjesë e mauneve kanë kaluar në Kamishli.

Bazat SHBA-PYD/PKK në rajon

SHBA-ja në tetor të 2015 ngriti bazën ajrore ushtarake në Rumejlan në verilindje të Haseke, ndërsa në marsin e kaluar ngriti bazën në fshatin Harab Ishk në jug të Kobanit (Ajn el-Arab). Baza në Rumejlan është e madhësisë sa që mund të ulen edhe avionët transportues, ndërsa në bazën në Harab Ishk aktualisht mund të ulen vetën helikopterët ushtarakë.

PYD/PKK synon që të formojë një zonë dominuese nën kontrollin e saj në linjën kufitare duke nisur nga rajoni Haseke në verilindje të Sirisë e deri në rajonin përballë qytetit Hatay të Turqisë.

Ndërsa Turqia përsërit se nuk do të lejojë formimin e këtij “korridori të terrorizmit”.

Edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan ditën e djeshme në lidhje me ndihmat e jashtme ndaj organizatës terroriste tha: “Çfarë thonin forcat e koalicionit (për Operacionin ‘Mburoja e Eufratit’) që nga fillimi, se ‘ne do të japim deri në fund të gjitha përpjekjet tona në luftën kundër organizatës terroriste DEASH’. Madje edhe na kanë akuzuar për mbështetje të DEASH-it. Ndërsa tani kanë humbur të gjithë, dhe përkundrazi është shumë e qartë se japin mbështetje ndaj këtyre, YPG/PYD duke përfshirë edhe organizatën terroriste DEASH”.

Shekulli Agency