SHBA: Nuk ka përparim në përpjekjet për tranzicionin politik në Siri

Me ambientin e tanishëm të krijuar është vështirë që opozita të kthehet në Gjenevë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner

usa-depNuk ka përparim në përpjekjet për të aritur një tranzicion politik në Siri i cili do të fillonte më 1 gusht, ka deklaruar të hënën Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton (AA).

“Me ambientin e tanishëm të krijuar është vështirë që opozita të kthehet në Gjenevë”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit, Mark Toner gjatë një brifingu me gazetarë.

Ndërsa situata në Siri është më e mirë se në të kaluarën, Toner tha se përkushtimi i plotë për të përmbushur afatet duhet të realizohet deri më datën 1 gusht, në mënyrë që të fillojë tranzicioni politik.

Toner tha më tej se SHBA-të janë duke punuar në drejtim të realizimit të tranzicionit politik për të shtuar se një gjë e tillë do të mund të realizohet vetëm përmes koordinimit me shtetet tjera.

Së fundmi SHBA-të paralajmëruan regjimin e presidentit Bashar al-Assad që gëzon përkrahjen e Rusisë të fillojë tranzicionin politik i cili nuk do të përfshijë presidentin sirian, ose në të kundërtën do të përballet me një qasje të re amerikane për dhënie fund të luftës qytetare.

Toner informoi se Sekretari i Shtetit, John Kerry të hënën bisedoi me homologun e tij rus Sergej Lavrov për mënyrën se si të arrihet tranzicioni politik ndërsa është biseduar edhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara në Siri pa u ndeshur me pengesa.

Shekulli Agency