SHBA, në një shtëpi vritet çifti bashkëshortor musliman

Shamima Rabbi (57) dhe Golam Rabbi (59), me origjinë nga Bangladeshi, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre familjare në San Jose

kot-shbaNë shtetin federal amerikan të Kalifornisë janë vrarë dy persona, dhe bëhet fjalë për një çift musliman, me origjinë nga Bangladeshi, raporton (AA).

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se gruaja Shamima Rabbi (57) dhe burri i saj Golam Rabbi (59) më parë llogariteshin si të zhdukur, pas së cilës ata u gjetën të vdekur nga miqtë e tyre në shtëpinë e tyre familjare në San Jose.

Gjithashtu mësohet se çifti ishte qëlluar me pushkë automatike, kurse vrasësi pranë trupave të tyre ka lënë një mesazh: “Më vjen keq, kjo është vrasja ime e parë, dhe ishte fillestare”.

Edhe pse ende nuk dihen motivet e vrasjes, policia ka nisur hetimet, ku supozohet se bëhet fjalë për vrasje të planifikuar dhe se ekziston mundësia se ajo është kryer nga person i afërt me këtë familje. Policia ndaloi djalin e vogël të çiftit të vrarë për bisedë, kurse po vazhdon kërkimi për djalin e tyre të dytë.

Shekulli Agency