Sërish përleshje dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)

kuvendi-kosoveNë fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës sot në mëngjes erdhi deri tek një përleshje e shkurtër fizike ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sigurimit të Kuvendit, i cili tentoi që me sprej të spërkatë anëtarët e kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se opozita vetveten është duke e përjashtuar nga puna e Kuvendit, dhe më pas ka dhënë pauzë. Pas asaj deputetët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe deputetët kanë qenë të detyruar të braktisin sallën e Kuvendit.

Në rend dite në seancën e Kuvendit është vetëm një pikë në rend dite, debati mbi propozim Buxhetin për vitin 2016. Seanca mbahet me thirrje të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Njëkohësisht, njësitë speciale të policisë kosovare janë përqendruara para godinës së Kuvendit ku kanë filluar të tubohen mbështetësit e opozitës./AA/

Shekulli Agency