Samiti i Gjirit, në fokus Irani dhe lufta kundër terrorizmit

samiti-gjiri-333Liderët e Këshillit për Bashkëpunim të Vendeve të Gjirit (GCC) janë mbledhur sot në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, në kuadër të Samitit vjetor të 37-të me radhë, në të cilin për herë të parë do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama.

Në samitin i cili fillon sot, pritet të diskutohen një sërë çështjesh përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe pretendimet për përzierjen e Iranit në çështjet e brendshme të shteteve të Gjirit.

Ky është samiti i shtatë që organizohet nga Arabia Saudite, prej kur u themelua blloku i Gjirit në vitet e 80-ta.

Shekulli Agency