Rusia kërkon viza për ekuipazhin e kompanive ajrore turke

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Binali Yëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se vizat që kërkon Rusia nga ekuipazhet e fluturimit të disa kompanive turke me seli në Turqi është një praktikë që bie ndesh me normat ndërkombëtare të aviacionit.

fla-tur-54776-“Nëpërmjet kanaleve diplomatike ne do t’u rikujtojmë menjëherë atyre se kjo është një praktikë e gabuar dhe nuk është në përputhje me normat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit civil”, – sqaroi ministri turk i Transportit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi në Ankara, Ministri Jëlldërëm tha se qëllimi i tyre nuk është që ti japin një përgjigje në cilësinë e reprezaljes kësaj krize që kanë me Rusinë.

-“Qëllimi ynë është të normalizojmë marrëdhëniet, ky është prioriteti ynë. Ne do të përpiqemi për këtë deri në fund. Krizat shkojnë e vijnë, por miqësia mbetet përjetë. Përmes negociatave të përbashkëta do të gjejmë mënyrën më të mirë për të kapërcyer këtë krizë. Kemi të bëjmë me një zhvillim të tillë, por do ta zgjidhim”, cilësoi Jëlldërëm.

Linjat Ajrore “Pegasus” dhe “Onur Air” kishin deklaruar se i kanë ndërprerë përkohësisht fluturimet drejt Rusisë, pas kërkesës së Moskës për pajisjen me viza të ekipeve të fluturimit të avionëve turq duke filluar që nga data 1 janar dhe për arsyen se nuk kishin asnjë përgjigje për aplikimet që kishin bërë për marrjen e vizës ruse.

Shekulli Agency