Rusia dhe Arabia Saudite me qëndrime të kundërta për Sirinë

Sergey Lavrov-Adel bin Ahmed al-Jubeir

Krerët e diplomacisë ruse dhe saudite, Sergey Lavrov dhe Adel bin Ahmed al-Jubeir, deklaruan të martën qëndrime të kundërta për çështjen e Sirisë dhe fatin e Esadit, ku Riadi thekson në mënyrë të prerë largimin e tij.

 

“Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Nuk ka më vend për Esadin në të ardhmen e Sirisë”, deklaroi Al-Jubeir, gjatë një konference shtypi të përbashkët me Lavrovin në Moskë.

Kreu i diplomacisë saudite akuzon nga ana tjetër kreun e regjimit të Damaskut si përgjegjësin kryesor për shfaqjen në Siri të organizatës terroriste DAESH, nën pretendimin se Esadi do të kishte preferuar t’i drejtonte armët kundër popullit të tij e jo kundër DAESH-it.

“Beshar Esad është pjesë e ngërçit në Siri dhe jo e zgjidhjes së krizës siriane”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Lavrov vuri theksin se vetëm populli sirian mund të vendosë për fatin e Esadit.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.