Rusia dërgon në Siri sistemin raketor S-300

Duke mbrojtur idenë se S-300 është me qëllim mbrojtjeje dhe se nuk përbën kërcënim për askënd, Konashenkov u shpreh se nuk kupton pse kjo çështje të përbëjë shqetësim në Perëndim

rus-mis-765554378Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka njoftuar se kanë dërguar në Siri sistemin e mbrojtjes raketore S-300.

Konashenkov në një deklaratë për shtypin rus ka theksuar se sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 Rusia e ka vendosur me qëllim mbrojtjen e bazës detar Tartus në Siri dhe mbrojtjen e anijeve kundër rreziqeve që mund të vijnë nga ajri.

Duke mbrojtur idenë se S-300 është me qëllim mbrojtjeje dhe se nuk përbën kërcënim për askënd, Konashenkov u shpreh se nuk kupton pse kjo çështje të përbëjë shqetësim në Perëndim.

Rusia edhe më parë ka vendosur sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 në Siri.

Shekulli Agency