Rrëmbehet avioni me 118 pasagjerë në bord

Avioni i shoqërisë ajrore Afriqiyah i cili kryente një fluturim të brendshëm në Libi është rrëmbyer me 111 pasagjerët dhe 7 anëtarë të ekuipazhit që ndodheshin në bord.

Sipas mediave malteze, dy rrëmbyesit kanë kërcënuar se dotë hedhin në airë aeroplanin. Pretendimet e tyre ende nuk dihen.

Kryeministri maltez në një postim në llogarinë e tij në twitter është shprehur: “Kam marrë informacion në lidhje me avionin e fluturimeve të brendshme të Libisë që është ulur në Maltë. Forcat tona të sigurisë dhe ekipet e emergjencës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Avioni i tipit Airbus 320 i përket shoqërisë libiane Afriqiyah. Në momentin e rrëmbimit ai po kryente fluturimin nga Sebha në drejtim të Tripolit.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar avionin i cili ndodhet në pistën e aeroportit të Maltës.

Shekulli Agency