Rezoluta e Parlamentit gjerman, reagojnë Merkel dhe kreu i NATO-s

Merkel tha se afërsisht tre milionë turq që jetojnë në Gjermani janë pika e përbashkët e rëndësishme

merkel-65555Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti gjerman (Bundestag) që i njeh pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, tha se pa marrë parasysh nëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme në cilën do temë, spektri i marrëdhënieve miqësore dhe strategjike me Turqinë vazhdon të jetë i gjerë.

Në konferencën e përbashkët për media që u organizua pas takimit me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në pyetjen nëse do të ketë dëme apo jo rezoluta në fjalë, Merke u përgjigj se “Ka shumë gjëra që e lidhin Turqinë me Gjermaninë. Pa marrë parasysh nëse ekzistojnë pikëpamje të ndryshme në cilën do temë, spektri i marrëdhënieve miqësore dhe strategjike me Turqinë vazhdon të jetë i gjerë, që nga fushat e mbrojtjes deri në fusha të tjera”.

Ajo vuri në pah se afërsisht tre milionë turq që jetojnë në Gjermani dhe se kjo është një pikë e përbashkët e rëndësishme.

“Për këtë arsye unë dhe populli gjerman dëshirojmë që të japim çdo përpjekje në mënyrë që të nxisim dialogun mes Turqisë dhe Armenisë për ngjarjet që kanë ndodhur para 101 viteve dhe që këto shtete së bashku t’i vlerësojnë ngjarjet në fjalë. Nga ana tjetër, duam që ta ruajmë spektrin e gjerë të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë dhe të themi se turqit që jetojnë në Gjermani janë pjesë e këtij shteti. Po ashtu dëshirojmë të themi që diskutimi rreth disa temave të kontestueshme është pjesë e kulturës demokratike”, deklaroi Merkel.

Shekulli Agency