Regjimi i Asadit sulmon një shkollë dhe spital, të paktën 20 të vdekur

siri-768844Njoftohet se si pasojë e sulmit ajror të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit kundrejt një shkolle dhe spitali në qarkun Guta Lindore të Damaskut në Siri kanë humbur jetën të paktën 20 persona, një numër i madh prej tyre fëmijë, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, avionët luftarak të regjimit të Asadit kanë sulmuar një shkollë fillore dhe një spital në qarkun Guta Lindore të Damaskut. Në sulmin të cilën humbën jetën edhe fëmijë, kanë vdekur më së paku 20 persona, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Theksohet se në mes të vdekurve gjenden edhe persona nga ekipet e mbrojtjes civile.

Shekulli Agency