Rasti i Kumanovës, avokatët braktisin seancën

kumanova-23444Edhe sot ka vazhduar seanca për grupin e Kumanovës ndërsa për shkak të moslejimit që të jenë brenda familjarët e Grupit të Kumanovës, në shenjë proteste seancën e kanë lëshuar avokatët, Naser Raufi dhe Bujar Dardhishta.

Ndërsa Avokati Lupço Veselinovski kritikoi gjykatën për kushtet e mangëta për ndjekjen e seancës. Sipas tij kjo lëndë nuk është lojë prandaj duhet të sigurohen kushtet. Më tej ai shtoi se nuk do të marrin pjesë në seancat e ardhshme nëse nuk ka kushte. Gjykatësja u arsyetua se kjo është salla e vetme që e ka gjykata prandaj kjo është një shkelje e rendit të gjykimit.

 “Këto janë kushtet që i kemi. Avokatët i dinë kushtet pasi ëe këtu janë tërë kohën”, është shprehur gjykatësja.

Shasivar Iseini replikoi duke thënë se gjykata ka salla më të mëdha se kjo “se arsyetimi për mungesën e sallave nuk mban ujë”.

Seanca e ardhshme është caktuar për 8 mars.

Përnndryshe, të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” në Gjykatën e Shkupit po gjykohen për ngjarjet që kanë ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015-të në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Sipas aktakuzës 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë. Seanca e fundit u mbajt më 11 shkurt.

Në seancën e fundit u dëgjuan dëshmitarë nga Lagjja e Trimave të Kumanovës për rastin “Kumanova”. Fize Memishi, Teuta Lutfiu, Artizana Fejzullahu dhe Fikrie Fejzullahu kanë dëshmuar sot para gjykatës rreth ngjarjeve të 9 dhe 10 majit,

Shekulli Agency