Ramush Haradinaj ndalohet nga policia franceze

Kreu i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot është ndaluar nga policia franceze.

Ndalimin e Haradinajt e ka konfirmuar edhe deputetja nga radhët e AAK, Time Kadrijaj e cila është shprehur se ai është ndaluar në Francë. Ajo bëri të ditur se lajmin e kanë konfirmuar edhe familja Haradinaj.

Kadrijaj po ashtu bëri të ditur se nuk kanë informacione të sakta dhe detaje rreth arsyes së këtij arresti, mirëpo u shpreh që besohet se është bërë sipas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, lidhur me aktakuzat për krime lufte.

Së fundi, deputetja Kadrijaj u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Haradinaj është arrestuar, i cili më parë është ndaluar edhe në Slloveni, dhe shtoi se kjo çështje duhet të rregullohet sa më parë që gjëra të tilla të mos përsëriten.

Shekulli Agency