Qipro turke, deportohen 9 kolonelë turq për lidhje me FETO-n

Nëntë kolonelë të ushtrisë turke u ndaluan të dielën në bazën ushtarake të forcave turke (TSK) në kryeqytetin e Republikës Turke të Qipros Veriore në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste FETO, bëjnë të ditur burime ushtarake, raporton (AA).

Kolonelët më pas me dy helikopterë ushtarak u deportuan në kryeqytetin e Turqisë Ankara, thotë zyrtari i ushtrisë turke, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të ndalesës për të folur para mediave.

Autoritetet turke argumentojnë se FETO, me në krye liderin e saj në Pensilvani të SHBA-ve, Fethullah Gülen, kanë orkestruar tentimin për grusht shteti më 15 korrik 2016 në të cilën ranë dëshmorë 248 persona dhe rreth 2000 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n, se qëndron prapa fushatës së gjatë për të përmbysur institucionet e Turqisë, duke u infiltruar në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Gjatë tentimit të grusht shtetit, qindra anëtarë të dyshuar të FETO-s u arrestuan, përfshirë një numër mjaft të madh në forcat e armatosura, polici, gjyqësor dhe në sektorin e arsimit.

Mijëra trupa turke janë stacionuar në Republikën Turke të Qipros Veriore nën statusin e Turqisë si garant për ishullin. Këto forca u dislukuan për të mbrojtur turqit e Qipros në vitin 1974 me rastin e grusht shtetit në Greqi.

Shekulli Agency