Qeveria e Australisë propozon ndalimin e përjetshëm të hyrjes së refugjatëve me barka

ref-australi-7655Qeveria federale në Australi ka njoftuar se ka përgatitur projektligj për të sjellë ndalesë të përhershme për vizë për refugjatët që vijnë në këtë vend me barka.

Kryeministri Malcolm Turnbull ka thënë se deri në fundjavë në parlament do të sillet projektligji që do të pengonte hyrjen në Australi të refugjatëve të cilët pas arritjes me barka kapen dhe dërgohen në qendrat për arrest.

Sipas Turnbull, ky është paralajmërimi më i fortë që mund t’u jepet trafikantëve me njerëz.

Reagim nga opozita

Kryetari i Partisë Laburiste të Australisë, Bill Shorten, parti kjo kryesore në opozitë, projektligjin e përgatitur nga qeveria e ka cilësuar si “absurd”. Ndërkaq, deputetët e Partisë Laburiste projektligjin që ndalon përjetësisht hyrjen e refugjatëve në Australi e kanë vlerësuar si “ekstrem”, “djallëzor” dhe “të sëmurë”.

Shekulli Agency