Qëllohet me armë ndaj një lokali në Elbasan, viktima dhe të plagosur

Gjashtë nga të plagosurit janë transportuar me helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.

pol-shqiperi-443pngNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku disa persona kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali, dhe për pasojë 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur. Dy prej viktimave janë identifikuar me emrat Agron Çapja dhe Ardit Sinakoli, ndërsa viktima e tretë është shtetasi Eno Bedalli.

Gjashtë nga të plagosurit janë transportuar me helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor. Drejtuesit e këtij spitali kanë pohuar se 3 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja që ka tronditur këtë qytet ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku dyshohet paraprakisht se personat që kanë qëlluar me armë kanë patur veshur uniforma policore dhe janë larguar me një automjet menjëherë pas krimit. Mësohet se autorët e ngjarjes kanë qëlluar disa herë në drejtim të objektivit të tyre, duke shkatuar në këtë mënyrë disa të vrarë dhe disa të plagosur.

Drejt qytetit të Elbasanit janë nisur dhe angazhaur forca policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat dhe Durrës. Policia nuk ka dhënë informacione rreth motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe është formuar një grup hetimor për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se vrasjet kanë ndodhur për hakmarrje.

Spitali Ushtarak është vizituar edhe nga ministri i Shëndetësisë të Shqipërisë, Ilir Beqaj, ku ka theksuar se stafi spitalor është në gadishmëri të plotë.

Shekulli Agency