Putin: “Sulmi, kundër marrëdhënieve të mira Turqi-Rusi”

Jemi dakordësuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan pas një bisede telefonike që kemi kryer. Si Rusi jemi të detyruar të mësojmë se kush qëndron pas këtij sulmi, tha Putin

Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me sulmin e armatosur ndaj ambasadorit të Rusisë në Ankara Andrey Karlov ka shprehur “Sulmi është një provokim kundrejt marrëdhënieve të mira të cilat Turqia dhe Rusia i avancuan në Siri dhe kundrejt procesit të zgjidhjes”.

Putin në një fjalim në kryeqytetin rus Moskë ka bërë deklarata në lidhje me sulmin e armatosur ku si pasojë ka humbur jetën ambasadori Karlov.

Duke theksuar se përgjigjja që do t’i jepet sulmit të kryer ndaj ambasadorit rus do të jetë forcimi i luftës kundër terrorizmit, Putin tha se “Sulmi në fjalë është një provokim kundrejt marrëdhënieve të mira të cilat Turqia dhe Rusia i avancuan në Siri dhe kundrejt procesit të zgjidhjes. Me Turqinë ne do të bëjmë kërkime se kush qëndron pas kësaj vrasjeje. Jemi dakordësuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan pas një bisede telefonike që kemi kryer. Si Rusi jemi të detyruar të mësojmë se kush qëndron pas këtij sulmi”.

Putin ndër të tjera theksoi se Karlov ka humbur jetën në krye të detyrës dhe se i ka dhënë udhëzimet Ministrisë së Jashtme që ambasadori të nderohet me medaljen shtetërore.

Shekulli Agency