‘Provokim” nga Greqia ndaj avionit turk në Detin Egje

Avioni turk që kryente fluturime trajnuese në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin Egje, është provokuar nga ana e Greqisë.

ushtareShtabi i Përgjithshëm në Turqi njoftoi se një avion turk që kryente fluturime trajnuese në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin Egje, është provokuar nga ana e Greqisë, raporton (AA).

Në deklaratën të publikuar në ueb-faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, është dhënë informacion në lidhje me aktivitetet e përditshme të Forcave të Armatosura Turke (FAT).

FAT, me avionët F-16 që i përkasin Komandës së Forcave Ajrore kanë kryer fluturime trajnuese në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin Egje. Gjatë fluturimit, avionët F-16 të Greqisë, me kyçjen e radarit prej 2 minuta dhe 52 sekondash kanë provokuar një avion F-16 të Turqisë. Ndërkohë Komanda e Forcave Ajrore menjëherë ka treguar reagimin e nevojshëm.

Nga ana tjetër, edhe dje me 4 avionë F-16 ka vazhduar patrullimi ajror në vijën kufitare Turqi-Siri.

 – Kalimet ilegale –

Njoftohet se Komanda e Forcave Tokësore, ka ndaluar 410 persona të cilët prej Sirisë janë përpjekur për të kaluar ilegalisht në Turqi, dhe 7 persona që prej Turqisë janë përpjekur që në mënyrë ilegale të kalojnë në Siri. Së bashku me këto persona janë sekuestruar edhe 5 mijë 170 paketa cigaresh, 340 kilogramë ullinj, 60 kilogramë çaj, 53 materiale të ndryshme elektronike, etj.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 140 persona që janë përpjekur në mënyrë ilegale prej kufirit të Iranit të kalojnë në Turqi, 6 persona prej Turqisë në Greqi dhe 16 persona prej Turqisë në Gjeorgji.

Ndërsa komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare kanë siguruar ndihmë logjistikë për 4 pacientë që presin transplantim të organeve.

Shekulli Agency