“Protestoj”: Sot do të protestojmë kundër institucioneve të korruptuara

protesta-shkupInstitucionet e korruptuara do të jenë në fokus të protestës së sotme të lëvizjes “Protestoj”, që do të filloj në orën 18:00 para Prokurorisë Speciale.

“Sot, si dhe ditët tjera fillojmë para PSP-së. Ky institucion ka për qëllim të pastroj me korrupsionin në nivel shtetërorë. Kemi dëgjuar si përdoren institucionet publike për qëllime partiake. Si regjimi shfrytëzon inspektorët që të përballet me kundërshtarët. Si merren vesh për provizione. E gjithë kjo është korrupsion. Institucionet nuk punojnë për qytetarët por kundër tyre. Në tërë këtë periudhë kemi dëgjuar korrupsionin e zgjeruar, Komisioni Shtetëror për pengimin e korrupsionit ka heshtur. Sot do t’i ‘përshëndetim’ për heshtjen e  tyre dhe do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e “Protestoj”.

/SHENJA/

Shekulli Agency