Prokurorja Speciale tani ka edhe zyrën e saj

333-jtgez-67885Zyra e Prokurorit Special do të jetë e vendosur në lokalet e deritanishme të Agjencisë për Rini dhe Sport. Ndërtesa është afër qendrës së Shkupit, ndërsa në objekt do të punojnë vetëm ekipi i Katica Janevas.

“Ministria e Drejtësisë ka kryer një procedurë duke publikuar njoftimin publik për marrjen me qira të pasurive të patundshme në Komunën Qendër, në të cilën do të jetë e vendosur prokuroria për ndjekjen penale të krimeve që ndërlidhen dhe që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve. Pas procedurës, u përzgjodh dhe u arrit marrëveshje për dhënien me qira të hapësirave për zyre të vendosura në rr. Franklin Roosevelt nr. 34 në Shkup “, informoi Ministria.

Por, edhe pse hapësira është përzgjedhur, nuk ka informata nëse ajo mund menjëherë mund të shfrytëzohet për punë.

Përveç hapësirave, prokurorja speciale kohët e fundit fitoi edhe buxhetin që kërkoi. Por ajo nuk mund të fillojë punën e saj, dhe për shkak se Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi vetëm gjysmën e ekipit që ajo propozoi. /SHENJA/

Shekulli Agency