Prokuroria jep pretencën për vrasësit me pagesë

kot-46353jpg(SHQIPËRI): Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 35 vjet burg për vrasësin me pagesë Juljan Sinanaj, ndërsa për dy të tjerët kërkohet burg përjetë. Në pretencën e dhënë dje, prokuroria kërkoi që Juljan Sinanaj, i cili tashmë ka përfituar nga statusi i të penduarit, të dënohet me 35 vite burg.

Nga ana tjetër e njëjta prokurori ka kërkuar që Ndriçim Kokona të dënohet me 8 vite burg. Për kushërinjtë Genis dhe Andon Mhillaj, kërkohet burgimi i përjetshëm. Sinanaj merrte porosi nga kushërinjtë Mhillaj, pasi kontraktohej prej tyre për vrasje me pagesë.

Mhillajt kishin rolin e sekserëve, por njëri prej tyre kishte porositur personalisht vrasjen e një peshkatari në Vlorë, kurse Kokona furnizonte Sinanajn me armë. Fillimisht Sinanaj pranoi disa vrasje, por më vonë ai filloi të mohonte disa prej ngjarjeve kriminale për të cilat ai u akuzua.

Për Marjan Mitron, i cili dha porosi për eksplozivin në makinën e Besnik Dervishit,  kërkohen 26 vite burg. Për biznesmenin Ilir Karçini, që akuzohet se porositi vrasjen e një konkurenti, u kërkuan 5 vite burg. Sipas prokurorisë, Albin Mexhaj, që gjithashtu furnizoi Sinanajn me armë, u kërkuan 11 vite burg.

Shekulli Agency