Pretendimet se Mbreti Abullah ka akuzuar Turqinë janë të pabaza

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Jordanisë janë historike dhe të bazuara në parimin e respektit reciprok” tha Mumuni dhe më pas iu dha përgjigje pretendimeve se Mbreti jordanez Abdulla ka akuzuar Turqinë gjatë takimeve të zhvilluara më 11 janar në SHBA

abdullah-533Qeveria jordaneze duke nënvizuar marrëdhëniet historike mes Turqisë dhe Jordanisë, deklaroi se pretendimet e Mbretit Abdullah që ka përdorur fjalë ku akuzohet Turqia janë të pabaza.

Ministri i Informacionit të Jordanisë, Muhammed Mumunika dhënë një deklaratë për gazetarin e AA-së një ditë përpara se Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Jordanisë janë historike dhe të bazuara në parimin e respektit reciprok” tha Mumuni dhe më pas iu dha përgjigje pretendimeve se Mbreti jordanez Abdulla ka akuzuar Turqinë gjatë takimeve të zhvilluara më 11 janar në SHBA.

“Lajmet e pabaza të gazetave nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Këto lajme janë larg çdo elementi të profesionalizmit” u shpreh ai.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në një tjetër deklaratë Ministri i Informacionit të Jordanisë Muhammed Mumuni kishte thënë se e presin me kënaqësi vizitën e Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu në vendin e tyre.

Shekulli Agency