Presidenti i Iranit vizitë në Turqi, pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogan

rouhan-erdo-4544Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, i cili ndodhet në Ankara,.

Rouhani është pritur nga Presidenti Erdogan në hyrjen kryesore të Presidencës, ku për nder të tij janë qëlluar 21 të shtëna me top, ndërsa janë kënduar edhe himnet e dy vendeve.

Pasi kanë prezantuar delegacionet e dy vendeve Presidenti Erdoğan dhe homologu iranian kanë pozuar për median duke shtrënguar duart para flamujve të Turqisë dhe të Iranit. Ndërsa pas ceremonisë Erdogan dhe Rouhani kanë kaluar në takimin kokë më kokë.

Në ceremoninë e pritjes kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdağ, ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Işık, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Süleyman Soylu, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitaş, ministri i Energjisë de Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, ministri Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfenkci, ministri i Zhvillimit, Cevdet Yılmaz, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mahir Ünal, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Fahri Kasırga, zëvendës Sekretari i Përgjithshëm İbrahim Kalın dhe prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar.

Shekulli Agency