Presidenti Erdogan zhvilloi një takim me Presidentin Obama në Antalya

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar sot me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama në Antalia të Turqisë.

taip-obamaPresidenti Erdoğan, është duke zhvilluar takime bilaterale me liderët e ardhur në Antalia për të marrë pjesë në Samitin e G20. Në këtë kuadër fillimisht ai është takuar me Presidentin e SHBA-së, Obama.

Krahas Ministrit të Jashtëm turk, Feridun Sinirlioglu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Johnë Kerry, në takim mori pjesë edhe Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, Sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Turqisë, Hakan Fidan dhe deputetët e Partisë AK, Berat Albayrak dhe Binali Yildirim.

Pas pozimit për gazetarët Erdoğan dhe Obama kanë kaluar në takimin kokë më kokë.

Obama arriti në Antalia këtë mëngjes për të marrë pjesë në takimin e liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara në botë. Takimi mes dy liderëve ka filluar rreth orës 10:40 sipas orës lokale në hotelin Regnum.

Pas takimit Presidenti Erdogan dhe Presidenti Obama iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti Erdogan në prononcimin e tij dënoi ashpër sulmet në Paris dhe shtoi se samiti i G-20 vazhdon me temat e përcaktuara, ndërsa deklaroi se “Besoj dhe shprehi qartë që gjatë këtij samiti qëndrimi ynë ndaj terrorizmit ndërkombëtar do të hasë në përkrahje”.

Duke e bërë të ditur se me Presidentin Obama kanë bërë një vlerësim të hapave që do të hidhen në të ardhmen në drejtim të luftës kundër DAESH dhe në lidhje me forcat e koalicionit, Presidenti Erdogan tha se “Ne si partnerë strategjik gjatë procesit në vijim do të vazhdojmë me vendosmëri me mbështetjen tonë për të kontribuar në paqen botërore”.

Erdogan tha “Ndodhemi përballë një botëkuptimi të terrorizmit global”, ndërsa shtoi se “Terrori nuk ka fe, racë, kombë dhe atdhe, në sulmin e terrorit në Paris ndodhemi përballë një terrori global sikurse në sulmet e ndërmarra në Ankara, Gaziantep, Suruç dhe Diyarbakir”.

Edhe Presidenti Obama tha se Turqia është një partnere e rëndësishme në luftën kundër DAESH dhe për zgjidhjen e krizës në Siri.

Ndërkohë Erdoğan gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me liderë të tjerë të ardhur për të marrë pjesë në këtë Samit.

Takimet e tij Erdogan do të vazhdojë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Krahas tyre Erdogan do të takohet edhe me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Aziz dhe Kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Shekulli Agency