Presidenti Erdogan viziton vendet e Afrikës Perëndimore

Erdoan do të zhvilloj vizita me radhë në Bregun e Fildishtë, Ganë, Nigeri dhe Guine.

erdogan-46653356Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) sot fillon me turneun e vizitave në vendet e Afrikës Perëndimore.

Erdoan do të zhvilloj vizita me radhë në Bregun e Fildishtë, Ganë, Nigeri dhe Guine.

Në këtë mënyrë Presidenti Erdoan do të zhvilloj vizita të para në nivel presidencial në Bregun e Fildishtë dhe Guine.

Presidenti do të shoqërohet edhe nga ana e një numri të madh të biznesmenëve.

Planifikohet që gjatë vizitave të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme.

Pas vizitave të Presidentit Erdoan në Bregun e Fildishtë, Ganë, Nigeri dhe Guine bashkëpunimi me kontinentin e Afrikës do të thellohet edhe më shumë.

Vizitat në katër vendet në fjalë që janë anëtare të Komunitetit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në të njëjtën kohë paraqet dëshirën e Turqisë për të zhvilluar marrëdhëniet me këtë komunitet që është njëra prej strukturimeve të rëndësishme të këtij rajoni.

Vitin e kaluar Presidenti Erdoan vizitoi Etiopinë, Xhibutin dhe Somalinë.

Bregu i Fildishtë, që është ekonomia e dytë më e madhe e Afrikës Perëndimore pas Nigerisë, është i pasur me minerale nëntokësore si hekuri e bakri.

Ndërkaq porti më i madh detar në Afrikën e Perëndimore ndodhet në Abixhan.

Bregu i Fildishtë në të njëjtën kohë është prodhuesi i shquar botëror i kafes, kakaos dhe vajit të palmës.

Viteve të fundit marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Bregut të Fildishtë shënuan zhvillime të rëndësishme.

Vëllimi tregtar mes dy vendeve arriti në 400 milionë dollarë.

Ndërkaq objektivi është që deri në vitin 2020 kjo shifër të arrij në 1 miliardë dollarë.

Investitorët turq në Bregun e Fildishtë kanë bërë 150 milionë dollarë investime.

/TRT/

Shekulli Agency