Presidenti Erdogan takon homologun slloven

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti Erdoğan e ka pritur homologun e tij slloven me një ceremoni shtetërore, ku gjatë hyrjes në rezidencën presidenciale Pahor është shoqëruar nga kalorësit të cilët mbanin në duar flamurin e Turqisë.

Erdogan e priti Presidentin Pahor në hyrje të rezidencës dhe fillimi i ceremonisë është shoqëruar me himnet e dy shteteve, si dhe me 21 gjuajtje topi.

Ushtarët e Gardës së Republikës të cilët ishin të pranishëm në ceremoni mbanin në duar flamujt që simbolizojnë 16 shtetet turke.

Pas ceremonisë janë zhvilluar takime kokë më kokë si dhe mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti slloven takon kryeministrin Yıldırım

Takimi mes Pahorit dhe kryeministrit Binali Yıldırım ka zgjatur më shumë se një orë. Presidenti slloven me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan sot dhe nesër është për vizitë në këtë vend.

Nga kabineti i presidentit të Turqisë më herët u bë e ditur se kjo vizitë është kthyese pas vizitës së Erdoganit në Slloveni më 30 mars të vitit 2015. Është paraparë edhe takim mes Pahorit dhe Erdoganit.

Shekulli Agency