Presidenti Erdogan mbërrin në SHBA

Presidenti turk Erdogan ka mbërritur në qytetin Louisville të SHBA-ve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të boksierit legjendar Muhammed Ali

kot-erdogan-shbaPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në qytetin Louisville të Kentucky në SHBA për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të boksierit legjendar Muhammed Ali dhe në disa programe të tjera.

Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan kanë mbërritur në qytet me avionin privat “TUR” dhe janë pritur nga ambsadori turk në Washington Serdar Kiliç.

Gjithashtu presidenti turk në vizitën e tij për në SHBA ka qenë i shoqëruar edhe nga Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, Ministri i Rinisë dhe Sporteve Akif Çagatay Kiliç.

Erdogan sot do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të boksierit legjendar Muhammed Ali e cila do të mbahet sipas rregullave islame në Freedom Hall si dhe në faljen e namazit të xhenazes.

Shekulli Agency