Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Tusk

Tusk përcolli ngushëllimet e tij Presidentit Erdogan, duke dënuar sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin Ankara dhe krahinën juglindore të Dijarbakir, thuhet në njoftimin e présidences.

erdogan-t-47564332766Sipas një njoftimi të Presidencës së Turqisë thuhet se Tusk i ka shprehur mbështetjen e BE-së Ankara-së kundër terrorizmit.

Tusk përcolli ngushëllimet e tij Presidentit Erdogan, duke dënuar sulmet e fundit terroriste në kryeqytetin Ankara dhe krahinën juglindore të Dijarbakir, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në bisedën telefonike mes Erdoğan dhe Tusk janë folur edhe tema të tjera si ajo e krizës së refugjatëve dhe gjendja më e fundit në Siri.

Të premten, presidenti Erdogan dhe homologu i tij amerikan Barack Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kryeministri Ahmet Davutoğlu ka pasur një bisedë telefonike me shefin e NATO Jens Stoltenberg.

Të mërkurën, Ankara-ja u godit nga një sulm vetëvrasës me bombë, që la 28 të vdekur dhe 81 të tjerë të plagosur.

Qeveria turke zbuloi se sulmi ishte kryer bashkërisht nga një anëtar me kombësi siriane i cili ishte militant i YPG.

YPG është krahu ushtarak i PYG, e cila është degë e organizatës terroriste PKK në Siri.

Turqia e konsideron PKK, PYD dhe YPG si organizatë terroriste.

Një ditë pas sulmit në Ankara, militantë të PKK vunë në shënjestër një automjet të blinduar ushtarak në provincën Dijarbakir. Në këtë sulm terrorist humbën jetën gjashtë ushtarë.

Shekulli Agency