PREDIKUESI NË AFRIKËN JUGORE: TË HASH BAR JE ‘MË AFËR ZOTIT’   

Një predikues i krishterë në Afrikën e Jugut në predikimin e tij ka thënë që duhet të hash bar për të “qenë më afër Zotit” para se të shkelësh mbi ta.

Sipas udhëzimeve të Pastorit Lesego Daniel nga Qendra e Shërbesave Raboni dhjetra pasues të tij dolën për të ngrënë barin në vendin ku shërben ai në Garankuwa, në veri të Pretorias pasi iu kishte thënë se kjo vepër do të “sjellë më afër Zotit.”

Metodat e tij të diskutueshme kanë tërhequr kritika nga shumë njerëz, edhe pse pasuesit e tij betohen në këto metoda- thuhet se ka pohuar se njerëzit mund të hanë çdo gjë për të ushqyer trupin dhe mund të zgjedhin për të ngrënë gjithçka për të mbijtuar.

“Po, ne kemi ngrënë bar dhe ne jemi krenar për këtë, sepse ajo tregon që, me fuqinë e Zotit ne mund të bëjmë çdo gjë”, ka thënë Rosemary Phetha për Times Live të Afrikës së Jugut.

Një studente, 21 vjeçare, që studion për drejtësi ka thënë se ajo vuante nga një dhimbje në fyt për më shumë se një vit, por ajo ishte shëruar pasi hëngri bar.

Doreen Kgatle, 27 vjeçare, nga Garankuwa, pësoi një sulm dy vite më parë. “Unë nuk mund të ecja, por menjëherë pasi kisha ngrënë bar, siç kishte urdhëruar pastori, kam filluar të forcohem dhe një orë më vonë unë mund të ecja përsëri”, ka thënë Kgatle.

Fotografitë në faqen e Qendrës Raboni në Facebook tregojnë pasuesit duke ngrënë bar si dhe pastorin Daniel duke ecur përreth tyre si dhe ata të shtrirë mbi tokë.

Mirëpo, fotografitë që pasojnë tregojnë të kundërtën e këtyre çfarë këta njerëz deklarojnë, aty shihen dhjetra njerëz të sëmurë duke vrapuar në tualete, pamje që tregojnë gratë duke e shtrënguar barkun e tyre, ndërsa burrat duke vjellur.

Veprimet e pastorit gjatë shërbesës shkaktuan një seri të ankesave online.

Ndërsa një person tjetër shkroi: “Pse po shkelën ai mbi njerëzit? Kjo nuk është njerëzore. Shokuese.”

Live Times raportoi se gjatë një shërbimi në një tendë përpara 1,000 njerëzve Daniel bërtiti ‘gjumë’ dhe gjashtë veta i zuri gjumi. Ai urdhëroi disa të tjerë të godasin dhe të shkelin mbi ta, përderisa të fjeturit mbetën të ngurtë dhe nuk reaguan deri sa ai i urdhëroi të zgjohen.

“Këta mund t’i jenë në këtë gjendje për gjashtë muaj. Unë e dua këtë, nuk dua të jeni të mërzitur. Edhe policët mund t’i bëjmë për të fjetur, kur të vijnë për t’i arrestuar ata,” ka thënë ai.

Shekulli Agency