Policia turke parandalon sulm terrorist në Izmir

Policia turke në Izmir ka arrestuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste MLKP-FESK, të cilët ishin të përgatitur për të kryer sulme në këtë qytet

345546.8766Policia turke në qytetin e Izmirit ka arrestuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste MLKP-FESK (Partia Komuniste Marksist-Leniniste-Forcat e Armatosura të të Shtypurve), të cilët ishin përgatitur për të kryer sulme në qytet, raporton Anadolu Agency.

Siç mëson gazetari i AA, njësitë policore turke të anti-terrorit në Izmir, i kishin hyrë në gjurmë grupit terrorist, që janë anëtarë të FESK, apo krahut të armatosur të organizatave terroriste MLKP.

Policia gjatë operacionit arrestoi tre terroristë, përfshirë një grua, të cilët dyshohen se ishin në përgatitje të sulmeve në Izmir. Në shtëpi janë konfiskuar sasi të mëdha të eksplozivit shkatërrues dhe dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për persona të cilët janë të trajnuar në Kobani për të kryer sulme terroriste. Gjithashtu bëhet e ditur se terroristët si objektiv të sulmeve kishin forcat turke të sigurisë.

Terroristët e arrestuar janë transferuar në stacionin policor për të vazhduar procedurën e përpunimit penal.

Shekulli Agency